Fjalëkryq

Ndihmë

Na shkruaj te support@fjalekryq.al. Për një gabim në një enigmë, shëno lojën dhe datën.

Ndërrova telefonin

Hyr me të njëjtën llogari Apple ose Google dhe progresi rikthehet: rezultatet, seritë dhe monedhat. Si vizitor, progresi mbetet vetëm në telefonin e vjetër. Që ta ruash, lidhe vizitorin me Apple ose Google te Cilësimet.

Ndrysho emrin ose avatarin

Te Profili, prek lapsin pranë emrit.

Raporto ose blloko një lojtar

Te Renditja, prek lojtarin dhe zgjidh «Raporto» ose «Blloko». Raportimet i shqyrtojmë brenda 24 orësh. Lojtarët që ke bllokuar i gjen te Cilësimet.

Reklamat dhe privatësia

Në BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër, zgjedhjen për reklamat e ndryshon te Cilësimet → Privatësia e reklamave. Në iPhone, gjurmimin e lejon ose e ndalon te Settings → Privacy & Security → Tracking. Më shumë te politika e privatësisë.

Kujtuesit

Te Cilësimet → Njoftimet zgjedh orën e kujtuesit ditor, ose i fik.

Fshi llogarinë

Si fshihet llogaria dhe çfarë ndodh me të dhënat.