Fshi llogarinë
Si fshihet llogaria jote në Fjalëkryq dhe çfarë ndodh me të dhënat.
Nga aplikacioni
- Hap Fjalëkryqin dhe shko te Profili → Cilësimet.
- Zbrit në fund dhe prek «Fshi profilin».
- Konfirmo.
Llogaria fshihet menjëherë nga serverët tanë, bashkë me gjithçka në telefon. Duhet lidhje interneti. Vlen si për llogaritë me Apple ose Google, ashtu edhe për vizitorët.
Pa aplikacionin
Shkruaj te support@fjalekryq.al me titull «Fshi llogarinë». Dërgoje nga email-i me të cilin hyn me Apple ose Google, ose shkruaj emrin tënd të lojtarit. Mund të të kërkojmë të vërtetosh që llogaria është jotja. E fshijmë brenda 30 ditëve dhe ta konfirmojmë me email.
Një llogari vizitori që nuk përdoret për 60 ditë fshihet vetë.
Çfarë fshihet
- llogaria dhe lidhja me Apple ose Google (për Apple, tërheqim edhe lejen që aplikacioni ka te Apple ID-ja jote);
- emri, avatari dhe korniza;
- rezultatet, statistikat, seritë dhe vendet në renditje;
- monedhat dhe gjithçka e marrë me to;
- Bravo-t e dhëna dhe të marra, dhe lista e lojtarëve që ke bllokuar;
- në telefon: progresi dhe kujtuesit.
Çfarë mbetet
- Raportimet që ke dërguar për lojtarë të tjerë mbeten, pa emrin tënd.
- Nëse moderatori ka vepruar mbi emrin tënd, regjistri i atij veprimi (emri i vjetër dhe i riu) mbetet pa lidhje me llogarinë.
- Regjistrat e serverit zhduken vetë brenda pak ditësh, dhe kopjet rezervë, nëse ka, brenda 30 ditëve.
Dalja nuk e fshin llogarinë
«Dil» ose çinstalimi i aplikacionit nuk e fshijnë llogarinë. Kur hyn sërish me të njëjtën llogari, progresi rikthehet.