Politika e privatësisë
Çfarë mbledh Fjalëkryq, pse e mbledh, kush e sheh dhe si e fshin.
| Të dhënat | Pse | Kush i sheh |
|---|---|---|
| Emri i lojtarit, avatari, kohët dhe ndihmat në renditje, totalet në kartën tënde | Renditja dhe karta e lojtarit | Të gjithë lojtarët |
| Email-i dhe identifikuesi nga Apple ose Google | Hyrja në llogari | Vetëm ne |
| Rezultatet e plota, statistikat, monedhat | Rikthimi i progresit në një telefon tjetër | Vetëm ne |
| Raportimet dhe bllokimet | Moderimi | Vetëm ne |
| Identifikuesi i reklamave, adresa IP, të dhënat e pajisjes | Reklamat | Google (AdMob) |
| Cilësimet, lojërat e nisura, kujtuesit | Funksionimi i aplikacionit | Askush: mbeten në telefon |
Kush jemi
Fjalëkryq botohet nga Arbri Sotiri, Tiranë, Shqipëri („ne”). Ne vendosim si përdoren të dhënat e tua, pra jemi kontrolluesi i tyre sipas Rregullores së Përgjithshme për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR) dhe ligjeve për mbrojtjen e të dhënave personale. Për çdo pyetje: support@fjalekryq.al.
Çfarë mbetet vetëm në telefon
Cilësimet (tema, koha, njoftimet), lojërat që ke nisur pa i mbaruar dhe kujtuesit ditorë ruhen vetëm në telefonin tënd. Kujtuesit i planifikon vetë telefoni: asnjë server nuk të dërgon njoftime dhe ne nuk ruajmë asnjë token njoftimesh. Imazhi që krijon për ta ndarë me të tjerët bëhet në telefon dhe shkon vetëm aty ku zgjedh ti.
Llogaria
Si vizitor, llogaria jote ka vetëm një identifikues të rastësishëm, pa emër dhe pa email. Nëse hyn me Apple ose Google, llogaria lidhet me to dhe progresi yt rikthehet në çdo telefon ku hyn.
- Me Apple: Apple na jep një identifikues dhe email-in tënd, ose një adresë ndërmjetëse nëse zgjedh «Hide My Email».
- Me Google: Google na jep email-in, një identifikues, emrin dhe foton e profilit tënd në Google. Ofruesi ynë i hyrjes i ruan bashkë me llogarinë; aplikacioni nuk e shfaq emrin dhe foton nga Google.
Email-in e përdorim vetëm për hyrjen dhe për t'u përgjigjur kur na shkruan. Nuk të dërgojmë email reklamash.
Çfarë shohin lojtarët e tjerë
Emri që zgjedh (ose që të japim ne) dhe avatari yt (shkronjat, ngjyra dhe korniza) shfaqen te renditja dhe te karta jote e lojtarit. Bashkë me to shfaqen kohët e tua, numri i ndihmave dhe vendi në renditje, si dhe totalet: enigmat e zgjidhura, seria aktuale, koha e lojës dhe sa lojtarë të kanë dhënë Bravo. Kush të ka dhënë Bravo nuk shfaqet.
Rezultatet dhe monedhat
Për çdo enigmë që zgjidh ruajmë lojën, enigmën, datën, kohën, ndihmat dhe lëvizjet. Ruajmë edhe statistikat, seritë dhe historikun e monedhave: çfarë fitove, çfarë shpenzove dhe reklamat që pe për monedha. Këto shërbejnë për renditjen, për të rikthyer progresin në një telefon tjetër dhe që një shpërblim të mos paguhet dy herë.
Moderimi
Emrat kontrollohen në telefon dhe në server me një listë fjalësh të ndaluara. Kur raporton një lojtar, ruajmë kush raportoi, kë, arsyen dhe emrin në atë çast. Lista e lojtarëve që ke bllokuar është private. Kur mjaft lojtarë të ndryshëm raportojnë të njëjtin emër, ai zëvendësohet vetë me një emër të krijuar nga aplikacioni. Çdo veprim i moderatorit (ndryshim emri, heqje nga renditja) regjistrohet bashkë me emrin e vjetër dhe të riun.
Reklamat
Aplikacioni shfaq reklama nga Google AdMob: video që zgjedh t'i shikosh për monedha, dhe një reklamë në ekran të plotë pasi mbaron një enigmë. Për këtë, Google mbledh identifikuesin e reklamave të pajisjes, adresën IP dhe vendndodhjen e përafërt që del prej saj, të dhëna për pajisjen dhe aplikacionin, ndërveprimet me reklamat dhe të dhëna diagnostikuese.
- Në BE, Mbretërinë e Bashkuar dhe Zvicër të pyesim me formularin e Google para se të shfaqet ndonjë reklamë. Zgjedhjen e ndryshon kur të duash te Cilësimet → Privatësia e reklamave.
- Në iPhone, Apple të pyet nëse lejon gjurmimin. Pa lejen tënde, identifikuesi i reklamave nuk i jepet Google-it. E ndryshon te Settings → Privacy & Security → Tracking.
- Në Android, identifikuesin e reklamave e fshin ose e rivendos te cilësimet e telefonit, te pjesa e reklamave.
Pa pëlqimin tënd, Google shfaq reklama jo të personalizuara, që përdorin më pak të dhëna, p.sh. për të kufizuar sa herë shfaqet një reklamë dhe për të ndaluar mashtrimet. Si i përdor Google këto të dhëna: policies.google.com/technologies/partner-sites.
Kush tjetër i përpunon
- Supabase ruan llogaritë dhe rezultatet, në serverë në Irlandë.
- Google: hyrja me Google dhe reklamat (AdMob).
- Apple: hyrja me Apple.
- App Store dhe Google Play: shkarkimi i aplikacionit dhe vlerësimet, sipas politikave të tyre.
Këta ofrues mund t'i përpunojnë të dhënat edhe jashtë vendit tënd, përfshirë SHBA-në, me masa mbrojtëse si klauzolat standarde kontraktuale të Komisionit Evropian. Ne nuk i shesim të dhënat dhe nuk i ndajmë me askënd tjetër, përveç kur na e kërkon ligji.
Bazat ligjore
- Kontrata: llogaria, ruajtja e progresit dhe renditja.
- Interesi i ligjshëm: moderimi, loja e ndershme, siguria dhe parandalimi i abuzimeve.
- Pëlqimi: reklamat e personalizuara, gjurmimi në iPhone dhe njoftimet. Mund ta tërheqësh kur të duash.
Sa kohë i mbajmë
- Llogarinë dhe gjithçka të lidhur me të, derisa ta fshish.
- Llogaritë e vizitorëve që nuk janë përdorur për 60 ditë fshihen vetë, me gjithë të dhënat.
- Raportimet dhe regjistrin e moderimit, aq sa duhet për të trajtuar abuzimet. Kur fshin llogarinë, raportimet që ke dërguar mbeten pa emrin tënd, dhe veprimet e moderimit mbi emrin tënd mbeten pa lidhje me llogarinë.
- Regjistrat e serverit (p.sh. adresat IP të kërkesave) zhduken vetë brenda pak ditësh.
- Kopjet rezervë, nëse ka, mbishkruhen brenda 30 ditëve.
Të drejtat e tua
Ke të drejtë të shohësh të dhënat që kemi për ty, t'i korrigjosh, t'i fshish, t'i marrësh në një format të lexueshëm, të kundërshtosh ose të kufizosh përpunimin, dhe të tërheqësh pëlqimin. Emrin dhe avatarin i ndryshon vetë te Profili. Llogarinë e fshin te Cilësimet → Fshi profilin, ose sipas këtyre hapave. Për gjithçka tjetër shkruaj te support@fjalekryq.al; përgjigjemi brenda 30 ditëve. Ke të drejtë edhe të ankohesh te autoriteti për mbrojtjen e të dhënave në vendin ku jeton.
Fëmijët
Fjalëkryq është për moshën 13 vjeç e lart. Nëse mendon se një fëmijë më i vogël ka krijuar llogari, na shkruaj dhe do ta fshijmë.
Siguria
Lidhjet me serverin janë të koduara. Rregullat e bazës së të dhënave e lejojnë secilin lojtar të ndryshojë vetëm të dhënat e veta. Mjetet e moderimit i ka vetëm moderatori, dhe çdo veprim i tij regjistrohet.
Kjo faqe interneti
Kjo faqe nuk përdor cookies, analitikë ose burime nga shërbime të tjera. Nëse zgjedh pamjen e çelët ose të errët, shfletuesi e mban mend zgjedhjen; ajo nuk dërgohet askund. Shërbimi që e pret mund të ruajë për pak kohë adresën IP në regjistrat e serverit.
Ndryshimet
Kur e ndryshojmë këtë politikë, ndryshojmë edhe datën më sipër. Për ndryshime të rëndësishme të njoftojmë në aplikacion.